Prishtinë, 12.10.2021
Drejtori i Përgjithshëm z. Fadil KODRA priti ne takim pune përfaqësuesit e Ambasadës se Japonisë ne Prishtine, z. OGASAWARA Mitsunori dhe znj. KURIMOTO Kay, sekretare e dyte.
Ne vazhdimësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes nga qeveria Japoneze për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent MPB, takimi trajtoi aspektet e riskut sizmik te cilën fushe e prezantoi para përfaqësuesve z. Shemsi MUSTAFA i ftuar ne takim nga SHGJK.
Takimi ne fjale pati objektivë konsultat paraprake për pjesëmarrjen e te nominuarve nga Kosova ne ngjarjen e radhës e cila organizohet ne Bullgari, e cila do te bashkoje eksperte dhe përfaqësues te fushës se menaxhimit emergjent me fokus riskun sizmik në Ballkanin perëndimor.